Shokët e tallnin për veshët e tij, nëna i gjen zgjidhje

Sipas studimeve, më shumë se 160.000 fëmijë nuk shkojnë në shkollë për të shmangur bullizmin.

I tillë ishte edhe 15-vjeçari Ryan, derisa e ëma mori vendimin që i ndryshoi jetën. 

Që në klasë të gjashtë, Ryan tallej vazhdimisht nga shokët e klasës për shkak të veshëve të tij.

Kjo gjë bëri që adoleshenti të humbiste vetëbesimin, madje shkoi deri në atë pikë sa braktisi shkollën pasi donte të fshihej nga të gjithë ata që e përqeshnin atë.

Tallja vazhdoi deri në gjimnaz, kur Ryan filloi të luste të ëmën që të mos e çonte në shkollë.

Pasi mësoi arsyet, gruaja vendosi që djali t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje plastike, në mënyrë që i biri të fitonte vetëbesimin.

Familja e Ryan nuk mund të përballonte shpenzimet, prandaj aplikuan në emisionin “The Doctors”, për ta ndihmuar atë.

Dhe ashtu ndodhi, Ryan bëri ndërhyrje dhe tashmë është shumë më i lumtur, teksa shprehet se mund të bëjë foto pa pasur komplekse për pamjen e tij dhe shton se ka fituar vetëbesimin.

Bullizmi është mjaft i përhapur, duke shkaktuar dhunë mendore te miliona fëmijë, jeta e të cilëve ka ndryshuar në mënyrë drastike, fatkeqësisht duke mënyrë negative, duke shkaktuar edhe vetëvrasje.

 

Share With:
Translate »
1013 Views