“Kam ëndrra për të arritur”, letra prekëse e një fëmije e gjetur pas zjarrit në Londër
Një letër prekëse është gjetur mes rrënojave të kullës Grenfell në Londër pas zjarrit të fuqishëm që shkrumboi ndërtesën 27-katëshe.
Letra ka qenë e shkruajtur nga një fëmijë e vogël që shpjegon aty se është i lumtur dhe se ka ëndrra dhe plane.
“Nuk i përshkruaj dot ndjenjat e mia. Jam shumë i lumtur. Kam shumë plane dhe ide”. Mr.Vellow është emri që e ka nënshkruar në fund.
Nuk dihet nëse fëmija që e ka shkruajtur këtë letër ka shpëtuar ose jo, ndërsa kujtojmë se më tepër se 600 persona u detyruan të braktisin mes frikës godinën teksa digjej, ndërsa 12 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 75 të tjerë po marrin trajtim mjekësor në spital, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rëndë. Shumë të tjerë rezultojnë të humbur.