“Kam nënën të verbër dhe djalin në shkollë”, kërkesa e Alma Kaçit për ndryshim të masës

Këtë të mërkurë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit. 40-vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, po kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj.

Gazetari Ermal Vija në një lidhje me “Shqipëria Sot”, raporton se Alma Kaçi për të disatën herë, i ka kërkuar Gjykatës ndryshimin e masës së sigurisë me disa pretendime. Fillimisht, sa i takon gjendjes shëndetësore të nënës së saj, e cila është e verbër dhe duhet të kujdeset për të. Mirëpo, të gjitha shkallët e kanë refuzuar kërkesën e saj.

Po kështu një tjetër argument është dhe kujdesi që ajo duhet të ketë për fëmijën e saj të mitur, ku është shprehur se fëmija duhet shoqëruar për në shkollë. Edhe pse ajo është në masën e arrestit shtëpiak e ka të pamundur që ta çoj atë në ambientet e shkollës.

Share With:
Translate »
88 Views