Kanye West riblen shtëpinë e fëmijërisë për ta kthyer në qendër rehabilitimi, të akloolizuarit ia shkatërrojnë

Kanë kaluar 4 vite që kur Kanye West bleu shtëpinë në të cilën ishte rritur, me qëllimin për ta kthyer në një qendër edukimi për komunitetin. ” Mamaja ime i dedikoi jetën e saj profesionit të edukatores dhe unë jam shumë i lumtur që do ta shndërroj shtëpinë tonë në një qendër edukimi në nder të misionit të jetës së saj”- Tha West në 2013. Sot e kësaj dite duket se shtëpia ka shërbyer vërtetë si qendër, por për komunitetin e të alkolizuarve dhe të droguarve. Fotot e shkrepura në pjesën jugore të Chikagos, ku ndodhet shtëpia e rreperit, shfaqin xhama të thyer, plehra, shishe alkooli e mbetje të tjera. Ajo zonw është e njohur si një ndër zonat më të rrezikshme të Chikagos, ku krimi është ende në nivele të larta dhe mesatarisht ndodh një vrasje në ditë. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
704 Views