Këngëtari dhe prezantuesja e njohur shqiptare zbulojnë për herë të parë binjakët e tyre

Ata janë të dy emra të njohur për showbizin, kryesisht atë shqiptar të Kosovës, e që për herë të parë u bënë prindër dhjetorin e kaluar.

Këngëtari Niki Emra dhe prezantuesja e njohur e lajmeve Zana Zhaveli, kanë publikuar dje foto të binjakëve të tyre, Herës dhe Aresit.

Fotoja e tyre erdhi me rastin e ditëlindjes së 40-të të këngëtarit dhe fytyrat e ëmbla të binjavëve na shkrinë zemrat.

Çifti është martuar që në vitin 2015-të dhe tashmë gëzojnë dy fëmijë nga dashuria e tyre.

Share With:
Translate »
123 Views