Të ftuarit “e mjerë” të dasmës së Messit, ja sa para mblodhën për bamirësi

Media me të drejtë i cilësoi “të mjerë” të ftuar VIP të dasmës më të përfolur në botë, atë mes Lionel Messi e Antonella Roccuzzo, që u zhvillua pak javë më parë në Argjentinë. Shuma e mbledhur prej tyre ishte vetëm 11 mijë dollarë, për t’ia dhuruar OJQ-së “Techo”. Leo dhe bashkëshortja e tij u kërkuan të ftuarve që mos të bënin dhurata, por të derdhin para në llogarinë e kësaj organizate, që merret me ndërtimin e shtëpive për personat në nevojë në Argjentinë. Ky njoftim vlente vetëm për të ftuarit VIP të dasmës dhe jo për familjarët, të cilët u paraqitën me dhurata simbolike.

Në festën e zhvilluar në hotelin “Pullman” në Rosario ishin 250 të ftuar, mes të cilëve edhe shokët e skuadrës së Barcelonës, Neymar, Pique bashkë me partneren Shakira dhe Suarez, si dhe shumë prej futbollistëve më të mirë argjentinas. Organizata i falënderoi në këtë mënyrë dhuruesit e dasmës së Messit: “Duke qenë besnikë ndaj transparencës, duam t’ju informojmë se deri tani ndërtuar vetëm 10 objekte emergjente”. OJQ-ja shpjegoi se llogaria është ende e hapur. Ndoshta ndonjë prej të ftuarve ndihet në faj dhe provon të shlyejë gabimin. Por pavarësisht shumës jo të madhe të mbledhur, organizata falënderoi Messin për gjestin e tij në mbështetje të më të varfërve në Argjentinë. Shuma e mbledhur nga “dasma e shekullit” arrin në rreth 11 mijë dollarë, që i bie mesatarisht 45 dollarë për të ftuar VIP, ose 37 euro secili. Ka zëra se atë natë Pique la 15 mijë dollarë në një kazino.

Share With:
Translate »
961 Views