Këngëtarja shqiptare zbulon kur do të bëhet me fëmijë dhe koha nuk është shumë e largët!

Fëmijë, fëmijë, fëmijë…eh, duket se kështu na gjeti muaji i tretë i 2018-tës. Ndoshta është viti i romancës dhe krijimit të familjes për personazhet shqiptarë ose të paktën kaq mind ta themi bazuar në të rejat e fundit. Një tjetër këngëtare ka zbuluar se kur mendon të bëhet nënë për herë të parë, e koha nuk duket fort e largët.

Bëhet fjalë për Kamela Islamaj, që pas shumë kohësh zbuloi detaje mbi jetën personale dhe partnerin. Kamela e ka marrë propozimin për martesë, edhe pse ende nuk kemj një datë zyrtare. Është ndihëms trajnere në The Voice Kids Albania, ndërsa momentalisht po përjeton  emocionet e netëve ‘live’ nga Voice Room (transmetimi i pandërprerë i së cilit vazhdon në Facebook dhe Instagram). Pikërisht këtu, në studion e Voice Room, konkurrentët e vegjël e kanë pyetur Kamelën se kur mendon të bëhet me fëmijë.

Kamela ka thënë se së pari do të martohet, më pas do të vijë fëmija. Një tjetër fëmijë e ka pyetur këngëtaren se çfarë profesioni do të dëshironte të kishte vogëlushi apo vogëlushja e saj. Islamaj është shprehur se do të dëshironte ta përfshinte në botën e artit, si mami dhe babi, por nuk do t’i imponohej kurrë në këtë drejtim. Ndoshta, 2019-ta do ta gjejë Kamelën në listën e ‘nënave të ardhshme’. Nuk i dihet…!

Share With:
Translate »
707 Views