Këta fëmijë patën fatin të kenë mësuese Rihanna-n

Rihanna ka udhëtuar drejt Malawi-së me organizantën e saj kundër varfërisë për të parë vështirësitë që fëmijët dhe mësuesit e shkollës hasin. Në një video të postuar në “Youtube”, Rihanna shihet teksa iu mëson fëmijëve matematikë duke kënduar.

“Dua shumë që ata të mësojnë me një vijë melodike”, ka thënë Rihanna. “Kjo është gjëja që pëlqej më shumë pasi fëmijët e mësojnë shumë shpejtë melodinë. Kështu që nëse e përdorni këtë si një mënyrë për të mësuar më mirë, mendoj se do të jetë një gjë e mrekullueshme”, shprehet Rihanna.

Sa fëmijë me fat, ky shanc të vjen vetëm një herë në jetë…

 
 
 
 

Share With:
Translate »
892 Views