Kim Kardashian flet për fëmijën e tretë: Më e vështirë nga ç’e prisja
Këto kohë në familjen Kardashian është folur vetëm për shtatzënitë, dhe është rradha e Kim të tregojë diçka më shumë.
Bukuroshja 37-vjeçare do të bëhet nënë për herë të tretë në fund të këtij viti, e teksa neve na është dukur e lehtë pasi është një tjetër vajzë që po mban në bark fëmijën e saj, Kim na ka treguar se nuk është aspak kështu. Ajo pranon se fillimisht ishte shumë e lumtur, pasi iu kishte “shpëtuar” sfidave fizike të shtatzënisë, por me kalimin e kohës gjërat nisën të ndryshonin.
“Është me të vërtetë shumë ndryshe. Kushdo që thotë ose mendon se është e thjeshtë, nuk është aspak kështu”, u shpreh ajo gjatë një interviste për Entertainment Tonight.
Ylli i “Keeping Up With Kardashian” u shpreh se i është dashur të sfidojë paksa veten, pasi vuante nga mungesa e kontrollit, ndonëse thekson se ka besim të plotë tek nëna surrogate që zgjodhi.
“Mendoj se është shumë e vështirë ta kalosh në këtë mënyrë, pasi ti nuk e kontrollon veten. Natyrisht që ti zgjedh dikë që e beson plotësisht dhe ke një marrëdhënie të mirë me të, por… duke ditur se unë kam qenë në gjendje të mbaj dy fëmijët e tjerë dhe të tretin, jo, ju duhet ta kuptoni se sa e vështirë është për mua. Padyshim është një eksperiencë më e vështirë nga sa e kisha parashikuar”, u shpreh Kim.
Ylli i reality show është tashmë nënë e dy fëmijëve me Kanye west, por ajo u këshillua nga mjekët që të mos kishte një shtatzëni të tretë.