Më në fund një emision shqiptar për fëmijë

Emisionet për fëmijë ç’është e vërteta nuk janë të shumta në numër. Përveç emisioneve të talenteve, emisionet edukuese pothuajse kishin dalë nga “moda”. Por më në fund, një program mjaft interesant dhe të veçantë për fëmijët e sjell Bledi Strakosha. “Miku im më i mirë” është titulli i programit i cili konsiston në edukimin e fëmijëve rreth kafshëve. Emisioni është argëtues dhe informativ njëkohësisht ku mendja e çdo kureshtari do të nxisë pyetje të reja. Përgjigjet sigurisht që do t’i gjeni në të gjitha puntatat e emisionit.

Përveçse një emision për fëmijë është po aq edhe për të rriturit. Ndaj, çdo të premte në orën 16:30, televizori juaj duhet të jetë në kanalin e TVSH-së, duke rikthyer kështu traditën e emisioneve që sot ngjallin nostalgji.

Faleminderit Bledi Strakosha që mendon për fëmijët tanë! /Kids’ Time

 

 

Share With:
Translate »
1047 Views