Konsumoni këto ushqime që të përmirësojni cilësinë e spermës

Shkencëtarët po mundohen prek vitesh të parandalojnë trendin brengosës të rënies së kualitetit të spermës tek mashkujt dhe problemet me fertilitetin. Janë bërë hulumtime të ndryshme në mënyrë që të vërtetohet lidhja mes zakoneve të të ushqyerit dhe kualitetit të spermës. Më saktësisht, ekspertët janë munduar që të kuptojnë nëse marrja e vitaminave mund të ketë ndikim në kualitet të spermës. Rezultatet kanë treguar që sperma është më cilësore tek mashkujt që kanë konsumuar më shumë jeshillëqe dhe perime (burime vitaminash, acidi folik, fibra, dhe më pak proteina dhe yndyrëra). Po ashtu, është vënë re përmirësim në koncentrim, në lëvizje dhe morfologji të spermës tek mashkujt të cilët kanë konsumuar ushqim të pasur me beta karoten, lutein, likopen, selen dhe vitamina të cilat gjenden tek agrumet, spinaqi, shalqinj etj. Po ashtu, problemet me prostatën kolesterolin, qarkullimin e gjakut mund të ndikojnë në kualitetin e spermës, prandaj është primare para se gjithash të keni kujdes se si ushqeheni Ja ushqimet që duhet të përfshini në regjimin ushqimor
1. Salmon
2. Shalqi
3. Domate
4. Qumësht apo kos me pak kalori
5. Boronicat, luleshtrydhe 
6. Bishtajoret
7. Misri

Share With:
Translate »
825 Views