Kopshtet rikonstruktohen dhe bëhen gati për dimrin

Përmes nismës së bashkisë “Adopto një kopsht”, brenda dy viteve ka përfunduar ndërtimi dhe rikonstruksioni i një numri të konsiderueshëm çerdhesh dhe kopshtesh për të krijuar të gjitha kushtet e nevojshme për rritjen dhe edukimin e më të vegjëlve të qytetit.

Edhe këto ditë, grupet e punës së Bashkisë së Tiranës kanë vijuar punën duke u kujdesur si çdo ditë për mirëmbajtjen e ambienteve ku rriten fëmijët e qytetit të Tiranës.

Specialistët kanë kryer të gjitha ndërhyrjet e nevojshme në çerdhe dhe në kopshte në mënyrë që dimri që po afrohet t’i gjejë fëmijët me kushte sa më të mira.

Siç mund të shihni edhe në këto foto, krahas përmirësimit të infrastrukturës brenda vijës së verdhë të qytetit, investimet janë shtrirë edhe në zonat rurale që dikur kanë qenë pjesë e ish-komunave.

Share With:
Translate »
656 Views