Korçë, vdes 20-vjeçarja pas lindjes së fëmijës

Një nënë e re ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës vetëm 20 ditë pasi kishte sjellë fëmijën e saj në jetë. Viktima është shtetesja me iniciale G.P 20 vjeçe, banuese në lagjen 4 të qyteti. Mësohet se e reja lindjen e kishte kryer në një maternitet në Tiranë dhe se kishte pasur probleme gjatë shtatëzanisë. Gjatë ditës së sotme, viktima kishte shkuar pranë spitalit të Korçës me tension të lartë dhe fill më pas ka ndërruar jetë në spital. Familjarët e 20 vjeçares, jashtë kamerës pretendojnë se shkak i vdekjes ka qenë mjekimi i pakujdesshëm. Trupi i pajetë i të resë ndodhet në morg ndërsa pritet të mbërrijë nga Tiranë ekspertiza mjeko-ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Share With:
Translate »
825 Views