Kosovë, mjekët shpëtojnë foshnjen nga kokrra e fasules

Në Kosovë, në QKUK, mjekët ndërhynë për të shpëtuar një fëmijë16 muajsh për t’i nxjerrë një kokërr fasuleje. Hajdin Thaçi, drejtor i ORL-së në QKUK, ka treguar se gjatë ditës së djeshme kanë pasur një rast të veçantë trajtimi.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka treguar se është kryer një ndërhyrje e suksesshme ndaj një fëmije 16 muajsh të cilit i është nxjerrë një kokërr fasuleje nga bronku i djathtë.

“Në Kliniken e ORL-së u shpëtua jeta e fëmijës 16 muajsh i cili kishte aspiruar kokrrën e fasules në bronkun e djathtë, veprim ky që kishte bllokuar në tërësi mushkërinë e djathte”, ka shkruar Thaçi.

Share With:
Translate »
747 Views