Kosovë/ Pas 14 vajzave, Rexhepi 71-vjeçar bëhet me djalë

Rastësisht gjatë lundrimit në internet, hasëm këtë video interesante që datonka që në 2012. 5 vjet më parë Rexhep Zatriqit nga Rahoveci pas 14 vajzave i paska lindur djalë. Ai ishte 71 vjec, kurse bashkëshortja e tij e dytë Valentina 26 vjeçe, shumë më e re se disa prej vajzave të bashkëshortit Rexhepit. Edhe pse në moshë 71 vjeçare, Rexhepi duket pa masë i gëzuar lindjes së djalit, lot gëzimi derdh edhe vëllai i tij. Vogëlushin e kanë quajtur Diamant, tamam për të përshkruar pozicionin e tij në familje. Nuk e dimë se si është aktualisht gjendia në familjen e tyre, por nëse ndonjëri nga ju ka kontakt, është i lutur të kontaktojë me redakasinë tonë për t’i kushtuar një tjetër artikull Diamantit. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
1024 Views