E kryqëzuan sepse la fëmijën në tokë, nëna më në fund vendos të flasë

Një nënë u turpërua publikisht pasi la foshnjën në tokë në një aeroport, ndërkohë që vetë po qëndronte me telefon në dorë ulur në karrige. Pas fotos që publikoi në rrjetet sociale një burrë i cili ndodhej aty pranë, ajo vendosi të flasë e të tregojë të vërtetën para mediave. Molly Lensins, mamaja e tre fëmijëve ka treguar historinë që sipas saj është përtej asaj fotoje dhe se po gjykohet nga të gjithë. Duke folur për Today.com ajo tha se i kishin shkelur privatësinë dhe se njerëzit e gjykuan pa ditur asgjë. ‘Pata fatin e keq që më iku avioni e bashkë me foshnjën po prisnim. Anastasia kishte shumë orë në krahët e mi, kaluam 20 orë në aeroport dhe isha e shkatërruar, e lodhur, edhe foshnja nuk mund të qëndrojë për aq orë në krahë. Krahët po më dhembnin në shpirt dhe e pashë të arsyeshme ta vendosja aty që edhe unë edhe foshnja të pushonte’. Por sapo fotoja u publikua në internet, Molly u gjet viktimë e abuzimit dhe reagimit nga njerëzit që e etiketuan si një nënë pa ndjenja. Molly punon me kohë të pjesshme si një infermiere dhe u tmerrua kur shefi i saj pa foton të përhapur në mediat sociale dhe e kritikoi ashpër duke i thënë se do e hiqte nga puna. Nëna tha se nuk mund të luftonte me internetin por qëllimi i saj është të jetë nëna e përkryer për vajzat e saj dhe brenda vetes e dinte shumë mirë se sa mundohet ti rrisë e të kujdeset për to.

 

Share With:
Translate »
1317 Views