Kroi Art nis eksplorimin e Shqipërisë, nga deti në liqen

Kroi Art na bën t’i kushtojmë lajme sa herë të shikojmë një fotografi të tij, dhe ne ende nuk e kuptojmë pse na ndodh kjo. Por sot nuk mund të rrinim pa e ndarë me ju këtë foto kaq të mrekullueshme, ku ai shfaqet në krahë të mami Bietës duke u relaksuar në natyrën e mrekullueshme të Pogradecit. Ato janë në Drilon, ndërsa i shoqëron edhe një mjelmë me tërë elegancën e saj. ’25 grade celsius… Pogradeci, qyteti me kondicioner’ shkruan Bieta e cila duket se po i shijon pafund pushimet me të voglin e saj. Nuk e dimë nëse Kroit i ka pëlqyer më shumë deti i Spillesë apo liqei i Pogradecit. Një gjë është e sigurt, ky djalë po dashurohet që tashmë me atdheun e tij. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
833 Views