Kthen rrobat e vjetra të bashkëshortit në fustane për të bijën!

Ndodh shpesh që rrobat e vjetra ose i hedhim ose i falim sepse mendojmë se duke i mbajtur në shtëpi ato nuk do të kenë më ndonjë funksion dhe vetëm do të zënë hapësirat e dollapit tonë. Por, sidomos ju baballarë që keni vetëm fëmijë vajza dhe e përjashtoni mundësinë e të trashëguarit disa rroba tuajat, bëni mirë që të ndërroni mendje. Stephanie Millar, 27 vjeç, nga Amerika, ka bërë shumë bujë me Instagram-in e saj. Kjo nënë e re, me pak origjinalitet dhe përkushtim, arrin të kthejë rrobat e bashkëshortit të saj në veshje të përsosura për vogëlushen e tyre 3-vjeçare. Duke postuar foto “para” dhe “pas”, Stephanie ka arritur që të frymëzojë shumë vajza të tjera, duke bërë edhe ato të njëjtën gjë me vogëlushet e tyre. Niseni një herë të modifikoni një këmishë, sepse është më e lehtë për t’u transformuar, më pas provoni edhe rroba të tjera. Do të na falënderoni më vonë për këtë truk!

Share With:
Translate »
2464 Views