Shuhet familja në aksident, humbasin jetën babai, nëna dhe vajza

Tre persona nga e njëjta familje kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në Villagraza të Palermos në Itali. Sipas asaj që shkruan Corriere della Sera, aksidenti ndodhi rreth orës 01:20 të natës në autostradën A29 me drejtim nga Trapani për në Palermo. Një Mercedes Class A u përplas me një automjet Lancia Lybra, e si pasojë humbën jetën: Roberto Orestano, 49 vjeç; bashkëshortja e tij Rosa Parrinello 47-vjeç; e vajza e tyre Miriam 18-vjeçe. Ndërkohë që janë plagosur dy djemtë e tyre, përkatësisht 22 dhe 15 vjeçarë. Mercedesi ku udhëtonte familja si pasojë e përplasjes ka bërë disa rrotullime në ajër nga shpejtësia. Edhe drejtuesi i mjetit tjetër është plagosur rëndë. 

Share With:
Translate »
1504 Views