Kukës, adoleshentja e zhdukur prej ditësh gjendet e varur në pemë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës. Një 17 vjeçare banuese në fshatin Gdheshtë, të Kukësit, është gjetur e vetëvarur. Vajza me inicialet A.H ishte shpallur e zhdukur nga familja, pasi ishte larguar nga banesa prej 18 ditësh. Pas denoncimit të babit, Policia ka nisur kërkimet. Gjatë kontrollit të territorit në fshatin Pistë, në kodër, është gjetur e varur, 17 vjeçarja është gjetur e varur me litar në një pishë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune, si dhe dyshohet të jetë vetëvarur. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Share With:
Translate »
854 Views