Prindërit gjejnë pitonin poshtë krevatit të djalit | Video
Një familje nga Taljlanda është përballur me një skenë tepër të frikshme, pasi një gjarpër piton ishte futur në shtëpinë e tyre.
Kryefamiljarët e kanë gjetur gjarprin poshtë krevatit të djalit të tyre.
“Gjeta macen tek pragu i derës e kishte ngrenë me gjithë kotelet. Hëngri një familje të tërë. Mendoj se ka hyrë nga dritarja”, ka thënë 42- vjeçarja Thanapoom Lekyen.
Për fat të mirë djali i saj 13-vjeçar Nong kishte fjetur në dhomën prindërve sepse nëse do të kishte fjetur në dhomën e tij me siguri do të kishte pasur të njëjtin fat si macja dhe kotelet.
Pitoni ka qenë me të vërtetë i madh dhe ka qenë i madh dhe ka qenë një sfidë e rrezikshme edhe nxjerrja e tij jashtë shtëpisë.