Kush është Emma Gonzales, 17 vjeçarja amerikane, imazhi i luftës kundër armëve

Emma Gonzales është një studente 17-vjeçare e cila mbijetoi nga sulmi vrastar me një armë AR-15 në një shkollë të mesme në Florida që i mori jetën 8 studentëve. Që pas atij momenti, ajo ka qenë një nga aktivistet më vokale në protestat masive që kërkonin ndalimin e përdorimit të armëve automatike nga të rinjtë. Gonzales u fsheh nën bangën e saj të shkollës për 6 minuta dhe 20 sekonda derisa adoleshenti me probleme mendore Nicola Cruz ndaloi së vrari bashkëmoshatarët e tij. Ajo vjen nga një familje emigrantësh kubanezë. Babai i saj është një avokat i cili u arratis nga Kuba e Fidel Castro-s në vitin 1968. E ëma, gjithashtu me origjinë latine është mësuese për fëmijët me aftësi të kuzuara në komunikim.


E reja e ka pranuar hapur se është biseksuale dhe 3 vite më parë që në moshën 14- vjeçare ajo formoi një aleancë për studentët homoseksuale. Në fjalimin e saj të parë publik, pas ngjarjes makabre të Floridas, vajza 1.58 cm e gjatë u ngjit në disa kuti kartoni për të thënë këto fjalë: “Politikanët që qëndrojnë në Senat dhe marrin para nga NRA (National Ries Association/ lobi më i madh në Amerikë në mbrojtje të së drejtës për armëmbajtje) janë fajtorë për këtë që ka ndodhur. Ata na thonë se ligjet për parandalimin e vrasjeve nuk funksionojmë, por këto argumente janë broçkulla. Ata që thonë që jemi shumë të rinj për të kuptuar si duhet drejtuar vendi, thonë broçkulla. Ata që vetëm rrinë larg nesh dhe neglizhojnë me dhjetëra fëmijë të vdekur në shkolla, nuk duhet të votohen dhe nuk duhet të na përfaqësojnë më”.


Ky fjalim i saj, u bë viral në të gjitha rrjetet sociale dhe pikërisht në momentin e shpërthimit të popullaritetit të saj, ajo tregoi se veç zemërimit për të folur në një tubim publik, kishte edhe maturinë për t’u përballur në një debat serioz televiziv. Ajo ishte folësja kryesore në platformën që ndërtoi CNN që vendoste përballë advokuesit e të drejtave për armëmbajtje dhe disa studentë që lobonin kundër tyre. Brenda pak ditësh ajo arriti të merrte 1.000.000 ndjekës në Instagram, shumë më tepër se NRA e cila ka vetëm 623.000 ndonëse ka shumë vite që operon në jetën publike të Amerikës.

Emma Gonzalez, a survivor of the mass shooting at Marjory Stoneman Douglas High School in Parkland, Fla., closes her eyes and cries as she stands silently at the podium for the amount of time it took the Parkland shooter to go on his killing spree during the “March for Our Lives” rally in support of gun control in Washington, Saturday, March 24, 2018. (AP Photo/Alex Brandon)

Share With:
Translate »
774 Views