“Kusumi” prezanton të ëmën për 8 mars me videon e adhurueshme

Shiny Doshi u bë e njohur në Shqipëri me rolin e saj në serialin “Sarasvatiçandra”, ku luante “Kusumin”, motra e personazhit kryesor “Kumudi”. Në serial “Kusumi” ishte një vajzë e ëmbël, me ëndrra dhe që bënte shumë për familjen. Kështu është aktorja edhe në jetën reale. Ajo ka një marrëdhënie të veçantë me prindërit dhe sidomos me mamanë e saj të cilën e ka prezantuar për 8 mars me një video të postuar në Instagram. Shiny shfaqet duke e puthur mamanë teksa ka vendosur zemra mbi video. “Erdha tek dashuria ime”, shkruan aktorja.

Coming back to my world❤ #maakapyaar

A post shared by shiny doshi (@shinydoshi15) on

Share With:
Translate »
720 Views