Ky është bilanci i Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2623 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 357 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 39 në Fier, 33 në Durrës, nga 9 qytetarë në Kamëz, Korçë, 8 në Tepelenë, nga 7 qytetarë në Shijak, Krujë, Kavajë, Vlorë, Elbasan, 6 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Vorë, Lushnje, Selenicë, Pogradec, Berat, 4 në Shkodër, nga 3 qytetarë në Kurbin, Patos, Gjirokastër, Përmet, nga 2 qytetarë në Skrapar, Devoll, Dropull, Mallakastër, Lezhë, Tropojë, Kukës, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Pukë, Mirditë, Dibër, Mat, Roskovec, Divjakë, Finiq, Memaliaj, Dimal, Gramsh,

Janë 6438 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 191,855 që nga fillimi i epidemisë.

Share With:
Translate »
158 Views