Ky shtet ka fëmijët më të shëndetshëm në të gjithë botën. Ja pse..

Në Japoni, djemtë dhe vajzat pritet të jetojnë deri në 80 vjeç dhe nuk preken pothuajse nga asnjë sëmundje e rëndë deri në moshën 73 vjeçare, sipas një studimi të The Lancet.

10 vendet që ndjekin Japoninë për jetëgjatësinë më të lartë janë Singapori, Andorra, Islanda, Qiproja, Izraeli, Franca, Italia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja. Të gjitha këto vende kanë një jetëgjatësi prej rreth 72 vjeçare.

Këtu janë vetëm disa nga gjërat që Japonia bën ndryshe kur është fjala për rritjen e fëmijëve të shëndetshëm:

Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme:

Shumica e frigoriferëve kudo në botë janë të mbushura me ushqime të proçesuara: si drithërat me sheqer, pijet e gazuara, dhe ushqime të ëmbla si torta të vogla. Për fat të mirë ky trend po ndryshon ngadalë te familjet e shëndetshme.

Shumë fëmijë por edhe të rriturit hanë me sytë e tyre. Që do të thotë se i gjithë proçesi i të ushqyerit është një fenomen psikologjik. Kjo është shumë e rëndësishme që ta mbushni kuzhinën tuaj me ushqime të shëndetshme me fruta  dhe perime të freskëta. Nëse e vetmja gjë që shohin fëmijët janë këto lloj ushqimesh atëherë drejt atij lloj ushqimi do drejtohen për të ngrënë.

Mos i ndaloni fëmijët të hanë ëmbëlsira por tregojini atyre sasinë e duhur që duhet të konsumojnë:

Duke i thënë një fëmije që nuk mund të hajë diçka, është një veprim antiproduktiv. Sepse ata do ta gjejnë një mënyrë për ta marrë atë diku tjetër, ose nga frigoriferi ose në shkollë, dhe kanë më shumë gjasa ta hanë atë më tepër. (e njëjta gjë vlen dhe të rriturit dhe dietat!)

Moriyama rekomandon që kurrë të mos thonë “jo” për ndonjë ushqim të veçantë, por në vend të kësaj  të praktikojnë një shpjegim më të moderuar. Hani çdo gjë, por me kufi.

Përgatisni ushqime që kanë më pak kalori “për kafshatë”:

Ushqimet japoneze rrallë përdorin ndonjë ushqim të përpunuar, dhe kur i shërbejnë ato ushqime i shërbejnë në porcione të vogla. Këto porcione mund të jenë me supë, oriz, peshk, mish, tofu dhe anët e bimës. Perimet, drithërat dhe peshqit dhe ushqimet me kalori të ulëta janë përbërësit e preferuar të ushqimit në kuzhinën japoneze.

Fëmijët japonezë ecin ose shkojnë me biçikletë në shkollë:

Thonë se lëvizja është çelësi i një jete të gjatë, dhe japonezët e fillojnë mëngjesin me aktivitet fizik. Në vend që të hipin në një autobus shkolle, mbi 98% e fëmijëve japonezë ecin ose shkojnë me biçikletë në shkollë. Nëse kjo është diçka që nuk mund ta bëni atëherë të paktën ju rekomandojmë të ecin të paktën 60 minuta në ditë.

Zëvendësoni bukën dhe makaronat me oriz:

Shumica e ushqimeve japoneze vijnë me një pjatë ekstra me oriz të thjeshtë, i cili të ngop. Shumë ekspertë pranojnë se orizi kafe është alternativa më e mirë.

Ka pasur disa shqetësime me arsenikun në oriz gjatë viteve të fundit, por blerja e orizit organik e cila është e rritur nga një kompani e besueshme është një opsion i shëndetshëm./shije.al

Share With:
Translate »
855 Views