U akuzua se vrau nipin me peshën e saj, bën transformim rrënjësor në trup

Një grua që mbante nofkën ‘vrasëse gjysmë ton’ u akuzua se ka vrarë nipin e saj pasi u rrotullis mbi të. Ajo peshonte 453 kg dhe ka bërë një transformim total në trupin e saj pas kësaj ngjarje. Në fakt, Mayra Rosales e tha këtë gjë për të mbajtur fajin e motrës, e cila e kishte goditur në kokë me furcë flokësh. Dëshmia e rreme bëri që motra të tregojë të vërtetën duke u dënuar me 15 vite burg. Pas dënimit, motra i kërkoi që të kujdesej për dy fëmijët e saj. Që nga ai moment, 32-vjecarja nisi të dobësohej duke iu nënshtruar operacioneve. “Unë po vdisja. Nuk e di nëse keni parë këtë në fytyrën time kur shihni fotografitë. Unë e kisha braktisur jetën. Isha gjallë por nuk po e jetoja. Ushqimi ishte gjithcka duhet të bëja për të jetuar” – ka thënë ajo për ABC News. Ajo ka humbur më shumë se 300 kg dhe iu nënshtrua 11 operacioneve, ndërsa tani ndihet njeri normal.

Share With:
Translate »
842 Views