Vogëlushi pret flokët për herë të parë, reagimi i tij ka bërë të gjithë për vete

Një video është publikuar në internet që shfaq një vogëlush të gëzuar që po e bën prerjen e parë të flokëve, ndryshe nga shumica e fëmijëve që zakonisht frikësohen nga berberi për herë të parë. Vogëlushi 10 muajsh, i quajtur Seraphim, mund të shihet i lumtur përderisa pret flokët tek një berber në Sevastiana, Greqi. Kushëriri i Seraphim, i cili e publikoi videon online, tha: “Foshnja dhe berberi kanë një marrëdhënie të shkëlqyer”. Ai dukej shumë i lumtur me prerjen e tij të parë të flokëve.

 

Share With:
Translate »
906 Views