23-vjeçari bëhet baba dhe gjysh brenda një jave

Një histori e çuditshme vjen nga kontinenti i largët australian. Një 23-vjeçar është bërë baba dhe gjysh brenda një jave. Historia duket e çuditshme por ka një shpjegim të thjeshtë. Tommy Conolly u njoh rastësisht në internet me një vajzë të cilën më pas zbuloi se e kishte kushërirë. Kur u takuan ai mori vesh se ajo ishte shtatzënë dhe ishte përdoruese e drogës dhe nuk e dinte kush ishte babai i fëmijës pasi kishte shkuar me shumë meshkuj. Tommy i erdhi në ndihmë duke e strehuar dhe për të mos pasur probleme me ligjin e adoptoi atë. Por disa ditë pasi e adoptoi vajza 17-vjeçare lindi dhe ligjërisht Tommy u bë edhe gjysh.
“Do bëja gjithçka për të afërmit e mi. Ky është djali, nipi, kushëriri, etj, dhe unë do kujdesem fort për të”, ka thënë 23-vjeçari.

Share With:
Translate »
1022 Views