La pas 6 fëmijë, gruaja e moderatorit humbet betejën me kancerin

Ai është një nga prezantuesit më të njohur, por dita e sotme ishte padiskutim një nga më të këqijat për të.
Bashkëshortja e prezantuesit të “Sky News”, Colin Brazier, ka humbur betejën me kancerin e gjirit për të cilin u diagnostikua 5 vite më parë.
“Joanna Brazier, bashkëshorte, mama, mike, vdiq paqësisht më 6 korrik 2018, në moshën 55 vjeçare”, shkroi prezantuesi në Twitter bashkangjitur foton e të shoqes.
Vetëm një ditë më parë ai kishte bërë një postim ku shkruante: “Lutuni për gruan time ju lutem”.
Bashkëshortja e Brazier la pas 6 fëmijë, pesë vajza dhe një djalë.

Share With:
Translate »
669 Views