Tre muaj pas lindjes së vajzës Krisa, me partnerin e saj, biznesmenin Theodhoro Çami, ajo ka postuar një video në Instastory ku shihet duke kërcyer valle me shoqërinë. Gazeta Panorama, që ka kapur këtë çast, shkruan që juristja e bukur, është duke kaluar pushimet në Jug, ku edhe është realizuar kjo video.

Laura është e veshur me një fustan të gjatë. Shihet që ende ka disa kile nga shtatzënia, por kanë kaluar vetëm tre muaj dhe është mëse normale. Ndërkohë që shkëlqen nga bukuria si përherë.