Lindja e pesënjakëve në mënyrë të pazakontë, rasti i rrallë 1 në 60 milionë

Një grua keniane ka kryer një lindje natyrale pesënjakësh këtë të diel, por djemtë e parë kanë vdekur pak minuta pas lindjes.

Lindja e pazakontë në një qytet të vogël në perëndim të Turqisë solli në jetë tre djem dhe dy vajza.

Një lindje e tillë, ku një nënë të mbetet shtatzënë me pesënjakë pa një trajtim hormonal, sipas ekspertëve, ka shans të ndodhë një në 60 milionë raste.

Jacintah Akinyi, nëna 30-vjeçare, “filloi lindjen në shtëpi. Kur arriti në spital, ajo kishte lindur dy fëmijë, të cilët, për fat të keq nuk mbijetuan”,- tha John Malago, drejtoi i spitalit ku u krye lindja.

Më vonë, ajo solli në jetë edhe dy vajza dhe një djalë, të cilët gëzojnë shëndet të mirë. Të gjithë fëmijët peshojnë nga 1.6 dhe 1.9 kilogramë.

Malago tha se nëna nuk ishte ndjekur nga asnjë doktor gjatë të gjithë muajve të shtatzënisë.

Akinyi është tashmë nënë e 4 fëmijëve, por ka humbur edhe një të pestë nga një shtatzëni e mëparshme.

Në Turqi, vetëm dy gra kanë kryer lindje të suksesshme pesënjakësh. E dyta që ka lindur pesë vajza në shkurt të 2016-ës ishte nga një provincë e Bursa-s.

Share With:
Translate »
738 Views