Lionel Richie i tmerruar, vajza e tij është në lidhje me babain e tre fëmijëve

Lionel Richie ka treguar se është tmerrsisht i friksuar që vajza e tij 19-vjeçe është në lidhje me Scott Disick 34-vjeç.

Legjenda e muzikës ka thënë se është i shokuar rreth zgjedhjes së vajzës së tij për të qënë në lidhje me Scott, i cili ka thënë se është i varur nga seksi. Ai është babai i tre fëmijëve me Kourtney Kardashian.

Ndërkohë që ka promovuar seritë e reja të “American Idol”, ditën e mërkurë, Lionel është pyetur për “Us Weekly”: “Jam tmerrisht i friksuar, po tallesh?! A kam qënë i shokuar?! Jam babai, të lutem”.

Sofia dhe Scott kanë bërë publike marrëdhënien e tyre në fund të muajit shtator. Edhe pse u fotografuan në muajin maj së bashku, ata mohuan se ishin në një lidhje, duke treguar se ishin vetëm miq.

 

Share With:
Translate »
610 Views