Motrat Kardashian-Jenner shtatzënë në të njëjtën kohë, dhe e gjitha kjo është një plan i mirëmenduar

Kim Kardashian, Khloe Kardashian, dhe Kylie Jenner janë shtatzënë në të njejtën kohë dhe kjo në fakt i habiti të gjithë fansat e familjes. Të gjithë e dinë mjaft mirë se “koka” e të gjithë lëvizjeve të familjes është 61-vjeçarja Kriss Jenner, e cila ka një mendje të veçantë biznesi.

Sipas thashethemeve këto 3 shtatzëni nuk janë edhe aq rastësore, por një plan i mamasë së vajzave për të fituar jo pak por 25 milionë dollarë në ditë. Duke qenë se shoë televiziv “Keeping Up With The Kardashians” nuk solli shumë fitime sezonin e shkuar, Kriss ka menduar këtë metodë për të ngritur shikueshmërinë. Ajo e dinte se këto 3 shtatzëni do të shkaktonin drama, lotë, konkurencë dhe mbi të gjitha shumë para.

Share With:
Translate »
865 Views