Lionel Richie shprehet publikisht kundra lidhjes së të bijës, masa të rrepta nëse nuk ndahet

Lionel Richie e ka shprehur gjithnjë hapur mendimin e tij për lidhjen mes të bijës Sofia, 19 vjeçe, dhe Scott Disick 34 vjeç, babai i tre fëmijëve me Kourtney Kardashian.

Ndërsa të dy morën pjesë në një event, e pyetur nga “E! News” se çfarë mendon i ati për lidhjen e saj romantike, Sofia tha se ai është treguar mjaftueshëm i mirë. Por, artisti shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë dhe me gjeste. Vuri dorën në kokë duke e portretizuar si armë dhe mjaftoi një gjest i tillë për të treguar gjithë mosaprovimin e një babai.

Por, thuhet dhe se Lionel Richie do t’i ndërpresë të bijës mbështetjen financiare, nëse nuk ndahet nga Scott Disick.

Madje, sipas medias, ai është në bisedime dhe me avokatët e tij për ta hequr dhe nga testamenti, nëse nuk vepron siç i thotë i ati.

Share With:
Translate »
720 Views