London kur të rritet do ta gjejë në internet historinë e puthjes së parë të prindërve edhe nëse nuk ia thonë

Kënga e John Legend “All of me”, e cila pati një sukses të jashtëzakonshëm u kthye në simbolin e dashurisë për çiftet në mbarë botën.

Kjo këngë është dhe simboli i dashurisë së Sara Hoxhës dhe Ledion Liços, sepse dhe momenti më i bukur i marrëdhënies së tyre lidhet pikërisht me këtë këngë.

I ftuar në emisionin “Thurje” në momentin që moderatorja e emisionit ka vendosur këngën “All of me” në magnetofon Ledioni ka thënë se “Ky është kujtimi i puthjes sime të parë me Sarën”.

Të gjithë atë moment Ledioni e ka cilësuar si shumë romantik, i cili ngjante si në skenat e një filmi. “Kemi qenë në Dhërmi. Ka qenë mesnata kur unë sapo mbusha 27 apo 28 vjeç.

Nisi kjo kënga…Ishte nga këto netët si nëpër filma, ishte hënë e plotë, ne ishim në breg të detit. Sara thotë që unë isha tapë, por akoma nuk e kemi ndarë kush ishte tapë dhe kush nuk ishte.

Por siç të dy e dimë historinë puthja e dytë ka qenë më e mirë se e para”, ka treguar Ledioni.

Share With:
Translate »
631 Views