Nxënësit e klasës së dytë shkruajnë një mesazh në shishe, përgjigja u kthehet pas 30 vitesh

Një mesazh në një shishe të hedhur në oqean nga klasa e dytë në Skoci u kthye në Florida pas Uraganit Irma, më shumë se 30 vjet nga momenti që u dërgua.

Shënimi i pa datë u vulos në një shishe plastike dhe lexonte: “Ne po i mësojmë të gjitha për piratët. Ne do të donim të shihnim sa larg shkon ky mesazh. Ju lutemi na shkruani dhe na tregoni se ku e keni gjetur shishen. Ne jemi Klasa 213, Shkolla Chapelpark” në Forfar, Angus, Skoci.

Ruth dhe Lee Huenniger, nga Key Largo, gjetën shishen ndërkohë që po inspektonin dritat e rrugëve pas Uraganit Irma vitin e kaluar.

Çifti i shkroi klasës 213 për t’u treguar se shishja ishte gjetur pas udhëtimit prej 4. 000 miljesh. “Mendova, le të shohim nëse kjo kthehet prapë në Skoci. Në fakt nuk kam dëgjuar kurrë për Forfar”, tha Ruth për Fox News.

Shkolla me atë emër nuk ekziston më, por postieri e dërgoi letrën e tyre në një tjetër shkollë fillore në Forfar, e cila iu përcoll mësueses në pension Chapelpark Fiona Cargill.

“Kemi harruar të vendosim një datë në letër, por a do besonit se kjo shishe u dërgua në udhëtimin e saj më shumë se 30 vjet më parë. Nxënësit që morën pjesë tani do të jenë në mesin e të tridhjetave”, shkroi Cargill në një letër në Huenigers.

Share With:
Translate »
689 Views