Lori Hoxha flet për herë të parë publikisht: Privilegji më i madh i jetës, të jem vajza e Tanit

10 vite më parë u nda nga jeta themeluesi i ‘Top Medias’, Dritan Hoxha, duke lënë një boshllëk jo vetëm në botën e medias, por edhe të çdo shqiptari. Sigurisht askush më shumë se familja e tij nuk mund ta përjetojë këtë ikje të shpejtë nga jeta dhe në nder të tij ‘Top Show” ka realizuar një emision ku e pranishme ishte Lori Hoxha. Në një intervistë mjaft prekëse ajo shprehet se privilegji më i madh në jetën e saj, është që të jetë vajza e Dritanit. “Më mungon shumë që të flas në përditshmërinë time, të di se çfarë mendon. Ne jemi shumë të bashkuar si familje, flasim për çdo gjë dhe gjithmonë mendojmë si do ta bënte ai, a do të ishte dakord. Do të doja shumë që në këtë ditëlindje të kishte qenë prezent. Sara është bërë nënë, po ashtu edhe unë në të ardhmen ndaj dëshira më e madhe është që ai të jetë aty, kur ne festojmë. Privilegji më i madh në jetë është të jem fëmija i tij”,- është shprehur Lori, duke i emocionuar të gjithë. Për Lorin ishte dalja e parë publike për të folur jo për njeriun vizionar e gjeni, por për babain e saj, njeriun që asaj dhe familjes Hoxha i mungon çdo ditë.

Share With:
Translate »
746 Views