Lushnja pa raporte për leje lindje, ia marrin Fierit

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim nga një qytetar nga Lushnja, i cili kërkon të mbetet anonim për shkak se punon në administratë shtetërore.

Ai thotë, se është bërë me fëmijë prej tre muajsh, por e shoqja nuk merr paratë e raportit të lejes së lindjes, sepse në Konsultoren e Gruas nuk ka fletë modelare.

 

Qytetari: “Konsultorja i Gruas”, ku të gjitha çiftet, që kanë një bebe, domethënë për 1 vit, shkojnë çdo muaj marrin një raport, që t’ i hidhen lekët në siguracione.

Gazetarja: Për lejen e lindjes?

Qytetari: Për lejen e lindjes, po!

Gazetarja: Që t’i kalojnë paratë?

Qytetari: Po! Ka që 3 muajt e fundit, edhe arsyeja, që nuk janë paguar këto është, që kur shkon me marrë raport, thonë, që nuk ka raporte, nuk ka fleta raporti.

Gazetarja: Sa veta të tjerë mund ta kenë këtë problemin domethënë që kanë 3 muaj pa marrë këto fletat modelare?

Qytetari: Të gjithë, të gjithë…të gjithë pa përjashtim! Të gjithë, ca 3 muaj, ca 2 muaj. Të gjithë pa përjashtim.

Gazetarja: Po mirë, ku jeni ankuar juve?

Qytetari: Po ku do ankohemi ne?

Gazetarja: Tek Drejtori i Konsultores besoj?

Qytetari: Po pra, por çështja është, që ne jemi në punë në Shtet. Nuk ankohemi dot as për gjënë më të vogël, se e dimë si funksionon, zëvendësohemi shumë kollaj. Kështu që…

Gazetarja: I bie që tani ta ndjekë “Stop”

Qytetari: Në qoftë se keni mundësi ju, aq më mirë!

Gazetarja: Nëse shkoj sot vazhdon si problematikë?

Qytetari: Po, po vazhdon, është e sigurt.

Gazetarja e “Stop” e provon me kamera pretendimin e denoncuesit.

Qytetari: Si kaluat?

Punonjësja: Mirë!

Qytetari: Përshëndetje! A u lodhët? Si jeni? Më çuan me pa, a ka ardhë fleta, apo jo?

Punonjësja: Ah, jo jo. Nuk kanë ardhur!

Qytetari: Po si i bëhet?

Punonjësja: Nuk e di!

Për këtë problem pyesim drejtoreshën e Konsultores së Gruas, Mejreme Dervishi, e cila thotë, se i ka bërë shkresë ISSH Lushnje që në 8 Gusht, por nuk ka marrë përgjigje.

“I kemi bërë letër zyrtarisht operatorit. Furnizuesi kryesor është operatori që ia delegon Sigurimeve Shoqërore. Biles kemi folur edhe në Ëhatsapp, por gjërat i kam bërë zyrtarisht. Kjo është kërkesa zyrtare që mund ta lexoni që ia kam dërguar zyrtarisht Sigurimeve Shoqërore dhe nuk ka asnjë përgjigje. Asnjë reagim. Fare mirë mund t’i drejtoheni Sigurimeve Shoqërore që gjthsecili të mbajë përgjegjësinë”, tha Dervishi.

Në ISSH Lushnje përgjegjësja Shqipe Asanbelli, e mohon shkresën e Konsultores, duke thënë, se nuk kishte dijeni, por do të njoftonte drejtorin.

Përgjegjësja Shqipe Asanbelli: Dëgjo çikë Shqipen…nuk mund të jap informacion, se ne jemi Agjenci. Të marr drejtorin, se nuk lejohet.

Gazetarja: E kuptoj, por ajo shkresën Agjencisë ia ka dërguar.

Përgjegjësja Shqipe Asanbelli: Jo, jo nuk është puna, se do ta mohoj por… Tani do më falësh…! Ja, një sekondë…!

Dhe në fakt pas alarmit të gazetares së “Stop”, modelarët erdhën brenda ditës, duke u sjellë urgjent nga Fieri.

Qytetari: Mirë pra, por si e zgjidhët?

Gazetarja: Tani mos e pyet Stopin si e zgjidha!

Qytetari: Po i kishte hyrë frika atyre…

Gazetarja: Po ja si puna jote, t’ia kaloni mirë dhe faleminderit!

Qytetari: T’ia kaloni mirë dhe faleminderit!

Share With:
Translate »
28 Views