Majk rrëfehet për herë të parë për djalin

Reperi i njohur nga Kosova, Majk është rrëfyer për herë të parë për djalin e tij të vogël Roan që ka vetëm dy muaj që ka ardhur në jetë.

“Dashuria që kam për të është shumë e madhe. Tepër saqë s’po më dilet me shokë, kohën që kam po ia kushtoj djalit, dua të kaloj sa më shumë kohë me të dhe deri tani jam kënaqur tepër. Po ndihem shumë i bekuar dhe faleminderit zotit që e ka sjellë një fëmijë të shëndoshë si ai dhe nuk e di, fëmijët janë të vecantë, të pafajshëm. S’kam as fjalë, jam tepër i emocionuar se është hera e parë që po flas për të dhe është ndjenjë e mirë, të bën të lumtur,” – tha ai për Prive.

Majk tregoi se së shpejti mund të sjellë një këngë që i dedikohet djalit të tij. Ai shtoi se do dëshironte që vogëlushi të bëhej artist ose basketbollist kur të rritet, ndërsa duket se është shumë i përkushtuar ndaj të birit. Ndërkohë, ai po gëzon suksesin për projektin e fundit që solli në bashkëpunim me grupin Babastars me ‘High 4 Real.’

Ai nuk e komentoi marrëdhënien e tij me nënën e djalit, Majlinda Zeka edhe pse lidhja e tyre u përfol shumë nëpër media.

Share With:
Translate »
924 Views