Majlinda i kthehet Majkut: Turp, ti nuk kujdesesh për fëmijën tënd

Me anë të një postimi në Instagram Majk ka deklaruar se Majlinda nuk e lë të shohë djalin e tij Roan. Majk i përgjigjet një ndjekëse e cila i komenton se duhet të dojë djalin e vetë e pastaj t’i japë dashuri të tjerve. “Djalin tim nuk me le ta shoh nena e vete vetem sepse jemi ndare, ti s’mund ta dish cfare kam ne zemer e sa du ta kem afer”, i përgjigjet ndër të tjera Majk.

“Edhe si zakonisht mediat heshtin kur une e tregoj anen time te mire. Po s’ka lidhje Zoti eshte me mua, në të kam besu prej sa e mbaj mend veten, edhe nuk ndalem tu besu në të, se kurre s’me ka lene ne lloq…vonon por nuk harron kurre. Zoti eshte krejt çfarë kam dhe çfarë më duhet. Nuk mundeni te rrezoni nje luan si une kurre, as te me ndaloni te dua djalin tim, as te me ndaloni ta shoh…kurre”, shkruan Majk.

Pas kësaj deklarate ka reaguar Majlinda Zeka, nëna e djalit të Majk. Ajo shkruan se kjo nuk është e vërtetë dhe madje kërcënon Majkun se mund t’i publikojë edhe diçka tjetër pas asaj që tha reperi.

Share With:
Translate »
706 Views