Makina përplas mësuesen dhe nxënësen pranë shkollës

Një makinë përplasi mësuesen dhe nxënësen e vitit të parë të gjimnazit pak metra larg derës së shkollës.

Aksidenti u shënua rreth orës 10:30 kur nxënësja dhe mësuesja po kalonin rrugën.

Një tregtare e vogël ishte dëshmitare e aksidentit : Makina e përplasi dhe të dyja ranë në tokë. Mësueja u vra në kokë ndërsa vajza u vra në fytyrë.

Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit ndërsa dy të aksidentuarat ndodhen në spital. Fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Share With:
Translate »
635 Views