Thjeshtra përlot njerkun për ditëlindje me kërkesën e saj (Video)
Kur Vincent VonTobel mbushi 39 vjeç, thjeshtra e tij Sarah Leonard i dhuroi një stilolaps dhe dokumentet e adoptimit.
Vincent, një inxhinier mekanik, u martua me të ëmën e Sarës, Xhesikën, para 15 vitesh. Ai është babai i vetëm që ajo ka njohur.
Xhesika shprehet: “Ai ka qenë fantastik me të, nuk e ka trajtuar asnjëherë si thjeshtër. Pastaj ai më propozoi. Ai na donte shumë dhe më vonë më kërkoi të martoheshim dhe të kujdesej për ne përgjithmonë.”
Vincent dhe Xhesika lindën dhe një fëmijë tjetër por lidhja e tij me Sarën është shumë e veçantë.
“Ata kanë një marrëdhënie unike. Ajo u rrit shumë e lidhur pas tij. Ata kanë shumë gjëra të përbashkëta, si ushqimet që pëlqejnë apo lojërat që luajnë.” – shton Xhesika
Kështu, kur ditëlindja e Vincent po afronte, Sara vendosi t’i bënte një dhuratë vërtetë nga zemra.
“Kur Sara më tha se donte t’i jepte për ditëlindje dokumentet e birësimit, e dija që duhet ta bënim këtë. Ai gjithmonë e ka dashur këtë gjë sepse ka bërë çdo gjë për ta realizuar sa më shpejt të ishte e mundur” – thotë Xhesika.
Këtë histori e bën më të veçantë edhe fakti se Vincent është një fëmijë i adoptuar.