“Mamit i vunë kallashnikovin në kraharor”/Dita që ktheu Klajdën nga “princeshë në shërbëtore”

Jeta e Klajdës në Shqipëri ishte për t’u pasur zili. Vajza e madhe e një familjeje shumë të lidhur me njëri-tjetrin, ku edhe dy vëllezërit më të vegjël e mbanin në pëllëmbë të dorës, tregon ajo në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Çdo mëngjes babai i linte një çokollatë, ajo studionte frëngjisht dhe jepte mësime private, një princeshë e vërtetë në shtëpinë e saj.

Në moshën 18-vjeçare Klajda njohu bashkëshortin. Dashuria ishte e madhe, por mundësitë financiare të pakta dhe ai vendos të largohet në Itali me motoskaf. E vendosur për ta takuar e për të qëndruar me të, Klajda kërkon ndihmën e prindërve që bëjnë çmos për të siguruar vizën që do ndryshonte tërësisht jetën e saj.

Klajda: Mbaj mend që mami im dhe babi im morën 3000 euro borxh dhe kur po iknim që po merrnim vizën Shengen, në Tiranë ishte periudha e trazirave.

Ardit Gjebrea: Viti ’97.

Klajda: Po, dhe na dalin njerëzit me maska e kallashnikov që i vënë mamit kallashnikovin në kraharor. Mami im ia merr duke u dridhur dhe i thotë “ne jemi për hall, mos na bëni keq ju lutem” dhe njëri nga ata vjen edhe largon këtë djalin dhe ne me shumë ankth arrijmë të kthehemi në Elbasan.

Ardit Gjebrea: Shkove në Itali.

Klajda: Gjë e bukur, pashë bashkëshortin  tim.

Ardit Gjebrea: Në cilin qytet?

Klajda: Gjithmonë në Bolonja.

Ardit Gjebrea: Shkove në Itali, pe bashkëshortin, qytet i bukur dhe kur shkove në apartamentin ku banonte  ai…

Klajda: Aty ishin edhe punëtorë të tjerë sepse bashkëshorti im rrinte te shtëpia që ia kishte dhënë pronari me disa punëtorë të tjerë. Paguante qiranë bashkëshorti im dhe edhe unë duhej të paguaja qiranë por të ardhruat ishin shumë të  pakta dhe unë vendosa që t’i propozoja që të laja, të shpëlaja, t’u gatuaja dhe t’u hekurosja atyre.

Ardit Gjebrea: Ti princesha e shtëpisë.

Klajda: U ktheva në shërbëtore, por sakrificat janë edhe këto.

Share With:
Translate »
51 Views