Mbrëmë shqiptarët zgjodhën të vërtetën; Danjela ‘mund’ Fevziun

Nëse personazhe të tillë si Danjela e vogël, vajza 13 vjeçare nga Kukësi që konkuroi në ‘Voice Kids’, do të ishin më të shumtë, me siguri që njerëzit do të largoheshin nga politika dhe do të ndiqnin realitetin, atë që edhe kur është i mjerë, bëhet i pëlqyeshëm. Jeta e Danjelës, vajzës me zë të bukur që dashuron kafshët, ishte si ë të gjitha fshatrat e Shqipërisë, por vërtetësia dhe zemra e saj e bardhë, origjinaliteti dhe krenaria, e bënë të shndërrohej në fenomenin e mbrëmjes.


Nga matjet e mbrëmshme u pa se ishte pikërisht ajo fituesja, se ishte ajo e vërteta. Pa kërkuar asgjë, herë duke buzëqeshur e herë duke qarë, fitoi mbi të gjithë!
La pas edhe emisionet më të rëndësishme politike, dhe fitoi zemra!

Share With:
Translate »
941 Views