Mbyllet shkolla me 7 nxënës, fëmijët bëjnë kilometra në këmbë

Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Ferras të Kuçovës për problematikën e transportit në shkollë të fëmijëve të fillores.

7 fëmijë të sistemit fillor nuk kanë shkuar në shkollë, kjo pasi shkolla e tyre është mbyllur dhe të vegjlit i kanë kaluar në shkollën e Kozarës.

 

Por tani problem mbetet transporti. Prindërit thonë se nuk i nxjerrin dot fëmijët në rrugën kryesore, nga ku duhet të bëjnë 3 kilometra deri te furgoni.

Ata kërkojnë transport të posaçëm, që t’i marrë fëmijët në fshatin Ferras ose të vijë mësuesi në shkollën e vjetër.

Gazetarja e emisionit Stop u takua me drejtoreshën e shkollës, e cila thotë se ka marrë konfirmim nga kryetari i bashkisë, që fëmijët do të kenë automjet të posaçëm për t’i marrë nga fshati Ferras dhe për t’i çuar në shkollë në Kozarë.

Drejtoresha: Në konsultimet që kam bërë me Bashkinë, më kanë siguruar, kryetari i bashkisë, që do më sigurojë transport për fëmijët e arsimit fillor. Është e sigurtë që fëmijët do të kenë transportin të dedikuar nga bashkia.

Gazetarja: Që do t’i marrë në fshatin Ferras?

Drejtoresha: Patjetër, ai është qëllimi.

Gazetarja: Kur do të ndodhë kjo?

Drejtoresha: Të hënën është e sigurt, që është e mbaruar kjo punë.

Share With:
Translate »
22 Views