Mëmësia është “ngjitëse”: Femrat duan fëmijë nëse shoqet e tyre të gjimnazit bëhen nëna

Kërkuesit janë shprehur se mëmësia mund të jetë “ngjitëse”. Një studim i fundit ka zbuluar se femrat kanë më shumë gjasa të bëjnë një fëmijë, pasi kanë zbuluar se mikeshat e tyre të gjimnazit janë bërë nëna. Ky ‘virus’ është i përhapur tek femrat që përjetojnë vitet e para të jetës prej të rrituri. Shfaqet veçanërisht menjëherë pasi shoqet e gjimnazit kanë lindur fëmijë, arrin kulmin deri në dy vjet pas marrjes dijeni për ngjarjen dhe fillon të ulet me kalimin e kohës. Ky zbulim është bërë nga Universiteti Bocconi në Itali. Ai tregon se vendimet për fertilitetin nuk influencohen vetëm nga karakteristikat dhe preferencat e individit, por edhe nga lidhjet shoqërore.

Share With:
Translate »
654 Views