Merret vendimi për krijuesin e lojës Balena Blu

Gjykata e Moskës ka marrë vendimin për krijuesin e Balena Blu. Kjo lojë shkaktoi dhjetëra viktima. Krijuesi i saj, Philipp Budeikin, vetëm 22 vjeç, i njohur me nofkën Philipp Lis, dhelpra, është dënuar për ideimin e kësaj loje. Budeikin dyshohej se ishte përgjegjës për 16 jetë adoleshentësh të zhdukur në mënyrë misterioze. Ai ka marrë edhe përgjegjësi të tjera, por ato janë hedhur poshtë në një shkallë të dytë. “Ai i ka quajtur viktimat e lojës si mbeturina biologjike dhe që loja ishte shoqëri e spastrimit”, ka thënë hetuesi. Pak kohë më parë, është ndaluar edhe një administrator i lojës, Ilya Sidorov.

Share With:
Translate »
725 Views