Po luanin me biçikletë, bien nga ura e Kukësit dy fëmijë

Dy fëmijë të moshës 12-vjeçare të cilët ishin duke lëvizur me biçikletë kanë rënë nga ura duke u rrëzuar në lumë. Ngjarja ka ndodhur në  Kukës ku fëmijët kanë rënë nga ura e vjetër e Uzinës. Sipas hetimeve parapake dyshohet se fëmijët janë rrëzuar nga pakujdesia. Ata janë dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë dhe sipas mjekëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
Translate »
830 Views