Mes lotësh, me të birin në krah, Cana i jep lamtumirën futbollit | Video

Mbrëmja e sotme do të mbahet mend për futbollin shqiptar. Ish kapiteni Lorik Cana, i ka dhënë lamtumirën futbollit. Me pasardhësin e tij në krahë, mes lotësh, ai mbylli karrierën e tij disa-vjeçare. Loriku ka patur një karrierë të ndritur e shpresojmë që edhe i biri të ndjekë gjurmët e tij. Përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Itali në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, ish-kapiteni Lorik Cana ka gjuajtur topin për herë të fundit duke i dhënë lamtumirën futbollit pas 388 ndeshjeve. Ai është emocionuar edhe më shumë nga djemtë e ekipit të kuqezinjve të cilët për nder të tij kishin veshur që të gjithë fanelën me numër pesë e cila i përkiste Canës. /Kids’ Time

Share With:
Translate »
783 Views