Nëna e Jessica Alba, një gjyshe seksi që ia ka trashëguar bukurinë

Vajza e saj është një nga aktoret më simpatike e cila i ka qëndruar besnike pamjes natyrale. Mama e dy fëmijëve, ajo dha para pak kohësh lajmin e shtatzënisë së tretë.

Vazhdon angazhimet në biznesin e saj The Honest Company, që tregton përgjithësisht produkte të sigurta, me materiale biologjike për fëmijë, ndërsa muajt kalojnë dhe koha e lindjes së fëmijës së tretë po afron.

Ndërkaq, Jessica Alba na ka prezantuar mamanë që ka pasur ditëlindjen dje. “Gëzuar ditëlindjen mamasë sime të bukur”, shkruan ajo në foton me të ëmën. Çdo vajzë do thoshte kështu për mamanë e saj, por Cathy Alba është vërtet një zonjë e hirshme dhe moderne në pamje.

#happybirthday to my beautiful mom @cathyalba 🎂😚💖

A post shared by Jessica Alba (@jessicaalba) on

Megjithatë po të shohësh foton e profilit në llogarinë e saj private të Instagramit, shfaqet si një gjyshe e lumtur me katër nipa e mbesa. Nëse aty janë të gjithë nipërit dhe mbesat që ka deri tani, shumë shpejt do të jenë pesë.

 

Share With:
Translate »
745 Views